Refuzimi i Nusair Mazrawi për të mbajtur një shirit me ngjyrat e komunitetit LGBTQ+, duke përmendur besimin e tij si musliman, ka bërë që Manchester United të solidarizohet me lojtarin e vet, pra që asnjë prej lojtarëve të mos mbajë në krah këtë simbol në ndeshjen e së dielës në Premier League kundër Evertonit.

Por ja sponzori i fanellave të Manchester United, Adidas, na është zhgënjyer, pasi të dyja palët kishin rënë dakord tashmë për shiriti që lojtarët duhej të mbanin, e cili thuhet se ishte tashmë gati.

“Lojtarët kanë të drejtë të kenë pikëpamjet e tyre individuale, veçanërisht në lidhje me besimin e tyre, dhe këto ndonjëherë mund të ndryshojnë nga pozicioni i klubit”, u tha nga Manchester.