Milani e Roma i kanë ndarë pikët të dielën mbrëma. Derbi italian u përmbyll me rezultat 1-1, me dy golat që u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes.
Skuadra vendase kaloi e para në minutën e 16-të nëpërmjet Tijjani Reijnders.
Roma barazoi shifrat nëpërmjet Paulo Dybalas në minutën e 23-të.
Skuadrat patën edhe disa raste të mira shënimi. Me këtë pikë, Milani renditet i teti në tabelën e Serie A me 27 pikë, e Roma e 10-ta me 20 sosh.
Në krye të tabelës renditet Atalanta me 41 pikë, aq sa ka Napoli. Interi i treti me 40 pikë.