Milani ka shënuar fitore shumë të thellë të martën mbrëma për Kupë të Italisë. Milani mposhti Sassuolon me rezultatin, 6:1, në ndeshjen që i takoi një të tetës së finales të Kupës italiane.

Golat për Milanin i shënuan Samuel Chukwueze 12’, 21, Tijjani Reijnders 17’, Rafael Leao 23’, Davide Calabria 56-të dhe Tammy Abraham 61’.

Samuel Mulattieri shënoi golin e nderit për mysafirët në minutën e 59-të.

Milani kaloi në çerekfinale të Kupës.