Milani nuk ka lejuar befasi në ndeshjen ndaj Cërvena Zvezdës.
Të mërkurën mbrëma në “San Siro”, Milani fitoi me rezultatin 2:1 ndaj skuadrës serbe.
Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Championsit.
Rafael Leao shënoi golin e parë për ekipin italian në minutën e 42-të.
Nemanja Radonjiq shënoi për 1:1 në minutën e 67-të.
Golin e fitores për Milanin e realizoi Tammy Abraham në minutën e 87-të.
Milani është i 12-ti me 12 pikë.