Jose Mourinho ka folur rreth thashethemeve të fundit në lidhje me qëndrimin e tij ndaj Manchester Cityt, duke këmbëngulur se marrëdhënia e tij me Pep Guardiolën mbetet e fortë.
Man City rrezikon të dënohet pasi akuzohet për thyerje të rregullave të Ligës Premier.
“Unë dhe Pep kemi punuar së bashku, ne e duam njëri-tjetrin. Nuk është e vërtetë që dua që Man City të bjerë nga kategoria. Unë dua drejtësi”.
“Ekipet e vogla mund të penalizohen nga FFP kur tejkalojnë kufijtë me 5 ose 10 euro. Edhe unë kam vuajtur për shkak të limiteve te Roma. Nuk mendoj se është e drejtë”, ka thënë Jose Mourinho.
Aktualisht, Mourinho është në Turqi te Fenerbahce, ku po kërkon të kthejë titullin pas dhjetë vitesh.