Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, kishte rast për ta kaluar në epërsi skuadrën e tij, Freiburgun në ndeshjen për Kupë të Gjermanisë. Por Muslija në minutën e 18-të humbi penalltinë. Në fakt, gjuajtjen e tij në mes të portës e priti portieri i Arminia Bielefeldit. Muslija nuk shënoi as pas topit të kthyer dhe kështu në fund skuadra e tij humbi 3:1.

Muslija u zëvendësua pas pjesës së parë të ndeshjes së zhvilluar të martën, në kuadër të një të tetës së finales të Kupës gjermane.

Ndërkohë, Suttgarti kaloi tutje pas fitores 3:0 ndaj Regensburgut.