Skuadra e Napolit me marrëveshje të dyanshme e ka ndërprerë kontratën me mbrojtësin portugez, Mario Rui.

33-vjeçare Rui nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit të Napolit, Antonio Conte, nga fillimi i këtij edicioni në Serie A.

“Napoli mund të konfirmojnë se kontrata e Mario Ruit është ndërprerë me pëlqim të ndërsjellë. Klubi dëshiron të falënderojë Ruin për angazhimin e tij te Napoli dhe i uron atij të gjitha të mirat në fazën tjetër të karrierës së tij”, ka shkruar Napoli të hënën në faqen zyrtare.

Rui me Napolin ka zhvilluar 227 ndeshje. Ka kontribuuar me tre gola dhe 26 asistime.

Te klubi italian u transferua në vitin 2018 nga Roma për pesë milionë euro.

Me Napolin ka të fituar edhe dy trofe.