Napoli është eliminuar nga Kupa e Italisë të enjten, ndërsa qendërmbrojtësi e kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk u aktivizua.
Lazio fitoi 3:1 në “Stadio Olimpico” dhe ka avancuar në çerekfinale të garës.
Mattia Zaccagni humbi penalltinë për vendësit në minutën e 21-të, ndërsa Tijjani Noslin, që shënoi “hat-trick”, e kaloi Lazion në epërsi në minutën e 32-të.
Giovanni Simeone shënoi për mysafirët katër minuta më vonë, por Noslin sërish e kaloi në epërsi Lazion me golin e minutës së 41-të.
Pesë minuta pas pushimit, Noslini e kompletoi tregolëshin dhe e vendosi rezultatin përfundimtar.
Elseid Hysaj luajti në tërë ndeshjen te Lazio dhe u ndëshkua me karton të verdhë dhjetë minuta para fundit.