Lugano nuk e ka shfrytëzuar dështimin e Baselit për të bërë shkëputje në tabelën e Superligës së Zvicrës.
Të dielën në kuadër të xhiros së 18-të, të fundit për këtë vit, Lugano luajti në shtëpi ndaj Lausannes dhe u mposht 4:1.
Amir Shaipi e Albian Hajdari startuan te Lugano dhe të dy kishin ndeshje për të harruar. Hajdari u zëvendësua në minutën e 58-të, ndërsa portieri Shaipi u vlerësua me notë shumë të dobët.
Alban Ajdini luajti deri në minutën e 72-të për Lausannen.
Lugano dimëron në pozitën e parë me 31 pikë, një më shumë se Baseli. 30 pikë i ka edhe Lausanne në vendin e tretë.
Gara për titull në Zvicër është shumë interesante. Në vendin e katërt është Luzerni me 29 pikë, sa i ka Servette në vendin e pestë. Zurichu është i gjashti me 27 pikë, ndërsa Sioni ka një më pak në vendin e shtatë.
Të dielën në shtëpi humbi edhe Zurichu nga St. Galleni, 2:0.
Mirlind Kryeziu e Lindrit Kamberi startuan te Zurichu. Bastien Toma startoi te St. Galleni, ndërsa Albert Vallçi luajti në pjesën e dytë.
St. Galleni është i teti me 25 pikë. Pra është ende në garë për kreun.