Leicester City do të jetë skuadra e radhës që shpreson t’ia thellojë krizën edhe më shumë Manchester Cityt.

Ndeshja Leicester City – Manchester City që zhvillohet të dielën nga ora 15:30 e hap javën e 19-të të Premier Leagues.

City në 13 ndeshjet e fundit e ka vetëm një fitore. Ka nëntë disfata dhe tri barazime.

Renditet në pozitën e shtatë me 28 pikë.

Po ashtu edhe Leicesteri në nëntë ndeshjet e fundit e ka vetëm një fitore.

Është në vendin e 18-të me 14 pikë.

Nga ora 16:00 të dielën do të luhen edhe ndeshjet Crystal Palace – Southampton, Everton – Nottingham Forest, Fulham – Bournemouth dhe Tottenham Hotspur – Wolverhampton.

Liverpooli luan në udhëtim te West Ham Unitedi në ndeshjen e fundit që zhvillohet të dielën. Ky ballafaqim nis në orën 18:15.

Liverpooli ndryshe nga rezultatet negative të Cityt, nuk ka pësuar disfatë në 22 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Ka plot 19 fitore e tri barazime në këtë ecuri pozitive të rezultateve. Është lider në tabelë me 42 pikë.

Xhiroja e 19-të mbyllet të hënën me tri ndeshje. Aston Villa – Brighton dhe Ipswich Town – Chelsea luhen nga ora 20:45, ndërsa Manchester United – Newcastle United nis në orën 21:00.