Sindikata botërore e futbollistëve FIFPRO ka zbuluar 11-tën më të mirë në botë sipas profesionistëve, me Jude Bellingham të Real Madridit që ka marrë më shumë vota nga të gjithë lojtarët.
Më shumë se 21,000 futbollistë nga 70 vende u anketuan për të zgjedhur lojtarin më të mirë gjatë sezonit 2023/24 në çdo pozicion.
Të paktën një portier, tre mbrojtës, tre mesfushorë dhe tre sulmues duhej të zgjidheshin, ndërsa një mesfushor i fundit u shtua në bazë të numrit të votave.
Real Madrid dominoi formacionin me pesë lojtarë aktualë si dhe Toni Kroos të sapo pensionuar. Pas një sezoni në të cilin skuadra e Carlo Ancelottit u kurorëzua kampione e Spanjës dhe Evropës.
Vinicius Junior që humbi Topin e Artë të këtij viti, fitoi vendin e tij në krahun e majtë të këtij ekipi.
Antonio Rudiger dhe Kylian Mbappe janë përfshirë, megjithatë asnjë lojtar nga asnjë klub nuk mund të krahasohet me 11,176 votat e Bellingham – më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të lojtarëve të anketuar.
Mbrojtësi i djathtë, Dani Carvajal, gjithashtu mori një vend në formacion.
Mesfushori i Manchester City, Rodri, fitues i Topit të Artë të vitit 2024, po ashtu ka zënë vend në formacion.
Kampionët e Ligës Premier kanë në formacion edhe emra si Ederson, Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne.
Virgil van Dijk i Liverpoolit kompletoi një formacion elitar për vitin 2024.
FIFPRO 11 2024
Portier
Ederson (Manchester City, Brazil)
Mbrojtësit
Dani Carvajal (Real Madrid, Spanjë)
Virgil van Dijk (Liverpool, Holandë)
Antonio Rudiger (Real Madrid, Gjermani)
Mesfushorët
Jude Bellingham (Real Madrid, Angli)
Kevin De Bruyne (Manchester City, Belgjikë)
Toni Kroos (Real Madrid, Gjermani)
Rodri (Manchester City, Spanjë)
Sulmuesit
Erling Haaland (Manchester City, Norvegji)
Kylian Mbappe (Real Madrid, Francë)
Vinicius Jr (Real Madrid, Brazil)