Klubi italian, Monza, të hënën e ka shkarkuar trajnerin Alessandro Nesta. Drejtuesit e Monzas nuk ishin të kënaqur me rezultatet e fundit të skuadrës dhe morën vendim për ta shkarkuan Nestan.
Monza është në vendin e fundit në tabelën e Serie A me dhjetë pikë.
Ka vetëm një fitore, shtatë barazime dhe nëntë disfata. Nesta e drejtoi Monzan për shtatë muaj. Monzan e udhëhoqi për 20 ndeshje. Arriti tri fitore, shtatë barazime dhe dhjetë humbje.
Ish-ndihmëstrajneri i Veronës, Salvatore Bochetti, e ka zëvendësuar Nestan.