Newcastle të enjten e ka fituar edhe ndeshjen e katërt rresht në të gjitha garat.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Eddie Howe e mposhti Aston Villan bindshëm, 3:0.
Anthony Gordon shënoi që në minutën e dytë për 1:0, ndërsa për mysafirët gjërat u vështirësuan pas përjashtimit të Jhon Duranit në minutën e 32-të.
Alexander Isak në minutën e 59-të dhe Joelinton në minutën e 91-të, i shënuan edhe dy gola për skuadrën e tyre dhe ia siguruan pikët e plota Newcastlet.
Newcastle në 18 ndeshje tani ka 29 pikë dhe zë vendin e pestë, një më shumë se Aston Villa e vendit të nëntë.