Betim Fazliji i ka dhënë fund vuajtjes një vjeçare dhe tani është rikthyer nga lëndimi i rëndë.
Mesfushori nga Kosova që aktivizohet në Zvicër me St Gallenin, ka një vit që ishte lënduar duke këputur ligamentet.
25-vjeçari prej disa javësh po stërvitej me klubin e tij, derisa sonte në ndeshjen ndaj Bellizonës për herë të parë u ftua.
Megjithatë ai nuk luajti, por St Gallen ka publikuar fotot e tij duke iu gëzuar rikthimit të tij.
St Gallen u mposht në Kupën e Zvicrës me rezultat minimal 1-0.
Rikthimi i Fazlijit është një lajm i madh edhe për Kombëtaren e Kosovës, pasi ai ka qenë rregullisht pjesë e Dardanëve.