Lautaro Valenti ka realizuar gol në minutën e 98-të për t’ia siguruar tre pikët shumë të vlefshme skuadrës së Parmas. 

Parma të shtunën pasdite në shtëpi e mposhti Monzan me rezultatin 2:1. 

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit italian. 

Mesfushori brazilian, Hernani, ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 56-të për ta kaluar në epërsi skuadrën e Parmas. 

Shifrat për Monzan i barazoi mbrojtësi portugez, Pedro Pereira, në minutën e 85-të.

Ndërsa Valenti në fund të ndeshjes e realizoi golin e fitores për 2:1. 

Nga minuta e 54-t mysafirët ishin me një futbollist më pak në fushë pasi Pablo Mari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 

Monzas iu anulua edhe një gol i shënuar në minutën e tretë nga sulmuesi Patrick Ciurria.

Parma ka 18 pikë dhe renditet në pjesën e poshtme të tabelës. 

Monza ka dhjetë pikë dhe është në vendin e fundit.