Ish-sulmuesi i njohur anglez, Wayne Rooney, nuk po e gjen ende veten si trajner.

Të martën është njoftuar se klubi Plymouth Argyle dhe Rooney kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.

Rooney ka falënderuar drejtuesit e klubit.

Ndarja erdhi në mungesë të rezultateve.

Plymouth është në vendin e fundit në Championship, që është kategoria e dytë e futbollit anglez.

Rooney ka punuar si trajner edhe te Birmingham City, DC United dhe te Derby County, pa ndonjë sukses.