Derbi i madh zviceran mes Zurichut dhe Grasshopperit përfundoi 1:1, të shtunën mbrëma. Por Grasshopperi nuk e kishte për kohë të gjatë përkrahjen e tifozëve. Policia zvicerane ka ndalur tifozët e Grasshopperit në një urë, rrugës për në stadium. Janë kontrolluar qindra persona, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, tifozët e Grasshopperit janë ndalur për shkak të përdorimit të përsëritur të fishekzjarrëve që rrezikojnë shëndetin. Bëhet fjalë për mjete shumë të zhurmshme që rrezikojnë shëndetin e “palëve të treta”, kanë thënë nga policia.

Kapiteni i Grasshopperit, Amir Abrashi, ka thënë se ndalimi i tifozëve është skandal i madh.

“Është skandal i madh që tifozët tanë nuk janë në stadium. Kemi luajtur me një lojtar më pak. Por vazhdojmë”, ka thënë Abrashi në pushim midis pjesëlojëve.

Në pjesën e dytë në tribunë ishin pak tifozë të Grasshopperit.