Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani, mund t’i bashkohet ekipit me më së shumti trofe në Rumani, Steaua Bukureshtit (FCSB).

Pronari i kampionit në fuqi të futbollit rumun, Gigi Becali, ka shprehur pëlqimin për sulmuesin e Dinamo Bukureshtit, Astrit Selmani.

“Mua më pëlqen Astrit Selmani dhe Dennis Politic. Të dy janë lojtarë interesantë, por dua diçka nga Liga e Kampionëve. Në shtëpinë time luhet futboll”, ka thënë Becali për “Fanatik”.

Selmani 27-vjeçar është në formë të mirë. Në 17 ndeshjet e edicionit aktual ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. Ai me Dinamo Bukureshtin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.