Paris Saint-Germaini ia ka ofruara Chelseat, Randal Kolo Muanin në këmbim me Christopher Nkukun, raporton të hënën “The Sun”. Nkunku 27-vjeçar ka shënuar 11 gola për skuadrën e Chelseat këtë edicion, por vetëm njërin prej tyre e ka shënuar në Premier League.

Nkunku me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2029. Ai është zhvilluar te skuadra e Ligue 1 para se në vitin 2019 t’i bashkohej Leipzigut.

Pas paraqitjeve të mira në klubin gjerman, Chelsea e bleu francezin në vitin 2023. Për Francën, Nkunku ka shënuar një gol në 14 ndeshje.