Presnel Kimpembe dhe Lucas Hernandez do të jenë të gatshëm për lojë, pas një kohe të gjatë. 

Lajmi për rikthimin e tyre nga lëndimet është konfirmuar të enjten nga trajneri i skuadrës franceze, Luis Enrique. 

29-vjeçari nuk ka luajtur prej shkurtit të vitit të kaluar për shkak të lëndimit të rëndë në tendinin e Akilit. 

Ndërkohë, 28-vjeçari Hernandez, u operua në ligamentin e gjurit në maj të këtij viti. 

“Është mirë që i kemi në mesin tonë. Natyrisht, ata duhet ende të përmirësohen në aspektin fizik pas mungesës për kohë të gjatë. Por lëndimet janë prapa tyre dhe shpejtë ata do ta përforcojnë skuadrën tonë. Të dy janë shumë të rëndësishëm për ne”, ka thënë Luis Enrique.