Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani, nuk është paraqitur për herë të dytë rresht te Lecce në Serie A. Lecce humbi të hënën mbrëma nga Como në udhëtim me rezultatin 2:0, ndërsa Ramadani mbeti në bankën e rezervistëve. Ai nuk u aktivizua as në ndeshjen e xhiros së kaluar në humbjen nga Lazio. Ndeshja Como – Lecce i takoi javës së 18-të të Serie A.

Në bankën e rezervistëve mbeti edhe Dario Daka, ndërsa Medon Berisha mungoi shkaku i lëndimit.

Dy golat e fitores, Como i shënoi në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 49-të dhe 79-të. Në pjesën e parë humbi një penallti.

Lecce zë vendin e 16-të me 16 pikë, kurse një pozitë më lart me dy pikë më shumë është Como.