Milot Rashica nuk do të paraqitet për Beshiktashin në ndeshjen kundër Bodo/Glimtit, në ndeshjen e gjashtë të Ligës së Evropës.
Ndeshja Bodo/Glimt – Beshiktash luhet të enjten nga ora 21:00, ndërsa Rashica nuk do të paraqitet.
Klubi ka zbuluar arsyen e mungesës së Rashicës.
“Futbollisti ynë Milot Rashica, i cili ka marrë leje për arsye familjare, nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen kundër Bodo/Glimtit”, shkruan në njoftimin e klubit turk.
Pas pesë xhirosh në Ligën e Evropës, Beshiktashi zë vendin e 22-të me gjashtë pikë. Rashica ka luajtur 18 ndeshje për Beshiktashin në të gjitha garat e edicionit aktual. Ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me pesë asistime.