Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është rikthyer në stërvitje tek Augsburu.

27-vjeçari ka qenë jashtë grupit për katër ditë për shkak të një sëmundje dhe për këtë arsye mungoi edhe në ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit në Bundesligë.

Rexhbeçaj do të grumbullohet për ndeshjen që skuadra e Augsburgut e luan të shtunën ndaj Holstein Kielit.

Rexhebeçaj luan rol kyç tek Augsburgu.

Në 15 ndeshje në të gjitha garat, Rexhbeçaj ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim.