Ndonëse në moshën 39-vjeçare, Cristiano Ronaldo po vazhdon me paraqitje të mira në fushë. Dhe superylli portugez nuk e ka bërë të ditur ende se kur do të pensionohet.

Ronaldo megjithatë ka vendosur që edhe pas pensionimit të mbetet në futboll.

Legjenda e Real Madridit nuk planifikon të jetë trajner, por pronar i ndonjë klubi.

“Unë thjesht dua të kënaqem duke luajtur futboll. Nuk e di kur do të pensionohem. Së shpejti do të mbush 40 vjet dhe për sa kohë të ndihem i motivuar do të vazhdoj të luaj. Ditën që nuk ndihem më i motivuar, do të tërhiqem nga futbolli. Unë nuk jam trajner. Nuk do të jem kurrë trajner. Ndoshta pronar i ndonjë klubi”, ka thënë Ronaldo.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit. Ka realizuar 916 gola.

Ronaldo aktivizohet te klubi nga Arabia Saudite, Al-Nassr.