Futbollisti shqiptar i Sivasspor, Rey Manaj, ka qenë sot pjesë e ndeshjes kundër Galatasaray, ku ka bërë një ndërhyrje të rëndë ndaj yllit të Galatasaray, Barış Alper Yılmaz.
Ndërhyrja me të vërtet ishte e rëndë, ndërsa gjyqtari është mjaftuar vetëm me një karton të verdhë, gjë që ka bërë që të shkaktohet zhurmë e madhe në media.
Në javën e 15-të të Superligës së Turqisë, Galatasaray mposhti Sivasspor si mysafir me rezultat 3-2 në një ndeshje të tensionuar.
Në momentet e fundit të ndeshjes, Rej Manaj goditi kaviljen e majtë të Barış Alper Yılmaz, i cili i kishte kthyer shpinën në kënd të fushës sulmuesit shqiptar.
Rey Manaj i ka kërkuar falje Barış Alper Yilmazit, duke thënë se nuk kishte qëllim të keq.
“Më vjen shumë keq që u përballa me një situatë që nuk doja ta përjetoja në jetën time profesionale futbollistike. Dua të deklaroj me gjithë sinqeritetin tim ndaj tij dhe publikut të futbollit që nuk e kisha ndërmend ta bëj faull ndaj Barış Alper Yılmaz ose të veproj në çfarëdo mënyre që do t’i shkaktonte atij një dëmtim. Kjo ndodhi për shkak të adrenalinës së rezultatit të ndeshjes dhe se po përpiqesha të kontribuoja për ekipin tim me emocione, kur ndodhi ky incident. Ofroj urimet e mia të përzemërta për Barış Alper Yılmaz dhe i kërkoj falje, duke shpresuar ta shoh sa më shpejt mes nesh”, shkroi Rey Manaj.
Edhe Federata Turke e Futbollit (TFF) ka bërë një deklaratë në lidhje lojtarin e Galatasarayt dhe Kombëtares së Turqisë, Barış Alper Yılmaz.
“Jemi thellësisht të pikëlluar që Barış Alper Yılmaz, lojtari i vlefshëm i Galatasaray Sports Club dhe Kombëtares sonë, u dëmtua si pasojë e një ndërhyrjeje josportive në ndeshjen Sivasspor-Galatasaray të luajtur sot”.
“Si TFF, shëndeti dhe siguria e çdo lojtari që është pjesë e futbollit turk është prioriteti ynë kryesor. Ne dëshirojmë të informojmë publikun se do të ndjekim këtë ngjarje të trishtë”, shkruan në reagimin e saj TFF.
Lojtari i njohur turk pas ndeshjes ka postuar një foto të këmbës së dëmtuar, ku shihet dëmtimi që ka marr.
Galatasaray aktualisht është lider me 38 pikë, gjashtë më shumë se Fenerbahce që pësoi humbje të shtunën në derbi me Besiktasin.