Donat Rrudhani ka shënuar në ndeshjen e dytë rresht për Luzernin.

Por goli i reprezentuesit të Kosovës nuk mjaftoi as për së afërmi të shtunën. Skuadra e Rrudhanit, Luzerni, humbi 4:1 në shtëpi nga Lugano. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të elitës së Zvicrës.

Lojtari ofenziv, Rrudhani, shënoi në minutën e 76-të për 3:1.

Ai luajti deri në minutën e 78-të.

Te Lugano startuan Albian Hajdari në mbrojtje dhe Uran Bislimi në pjesën ofenzive të mesfushës. 

Me fitore Lugano doli në vendin e parë me 31 pikë. Baseli i ka 29, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Luzerni është i pesti me 26 pikë.