Vinicius Junior është shpallur më i miri i vitit sipas FIFA-s. Por trajnerët e përfaqësueseve i kanë dhënë më shumë vota Rodrit – 461. Viniciusi i kishte 438 vota të trajnerëve, ndërsa Jude Bellingham 191. Sa u takon kapitenëve, 617 vota i kishte Viniciusi, 373 Rodri e 164 Bellinghami.
Gazetarët po ashtu e kanë vlerësuar Rodrin më të mirin, me 543 vota. Viniciusi mori 538 vota të gazetarë2ve, ndërsa Bellinghami 183.
Dallimi është bërë nga tifozët. Nga tifozët, Viniciusit i takuan një milion e 147 mijë e 276 vota. Rodri i kishte 264 mijë e 835 vota, ndërsa Bellingham 460 mijë e 887 vota.
Në fund Vinicius Jr i kishte 48 pikë, Rodri 43 e Bellingham 37.