Futbollisti shqiptar Lindon Selahi e ka vendosur derbin e madh kroat mes Hajdukut të Splitit dhe Rijekës.
Ndeshja e xhiros së 17-të, të fundit për këtë vit, përfundoi 2:2.
Selahi shënoi golin e dytë për Rijekën dhe të fundit në ndeshje në minutën e 46-të. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë pasi mënyra se si festoi u vlerësua provokim për tifozët e zjarrtë të Hajdukut.
Anthony Kalik kaloi në epërsi 1:0 Hajdukun në minutën e shtatë. Menjëherë në minutën e 12-të për 1:1 realizoi Niko Jankoviq.
Kalik shënoi gol tjetër për 2:1 në minutën e 36-të.
Selahi luajti deri në minutën e 66-të.
Leon Dajaku qëndroi në stol te Hajduku.
Rijeka e Hajduku udhëheqin në kampionatin e Kroacisë me nga 33 pikë. Dinamo Zagrebi është në vendin e tretë me 26 pikë, sa i ka edhe Varazhdini.