Dardan Shabanhaxhaj ishte vendimtar në fitoren e Rubin Kazanit në kampionatin e Rusisë në futboll.
Të shtunën mbrëma, Rubin Kazani fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Dynamo Makhachkalas. Sulmuesi 23-vjeçar i krahut, Shabanhaxhaj, e shënoi golin për 3:2 në minutën e 69-të.
Për të është goli i parë në Rusi. Këtë edicion i ka edhe dy asistime në 11 paraqitje.
Mirlind Daku asistoi në golin e parë të Kazanit.
Shabanhaxhaj e Daku startuan te Rubin Kazani, ndërsa luajtën edhe Marvin Çuni e Veldin Hoxha.
Pas xhiros së 18-të të elitës ruse, Kazani është i teti me 26 pikë.