Arbitri i Premier Leagues, David Coote, është shkarkuar nga organi që mbikëqyr arbritrat në kampionatin anglez. Ky shkarkim përkatësisht largim nga lista e referëve erdhi pasi Coote e ofendoi klubin e Liverpoolit dhe trajnerin gjerman, Jurgen Klopp.
Coote javë më parë në një video të publikuar në rrjetet sociale është parë duke thithur “pluhur të bardhë” në hotelin ku po qëndronte, derisa ishte gjyqtar në Kampionatin Evropian që në verë u organizua në Gjermani.
“Pas përfundimit të një hetimi të plotë mbi sjelljen e David Coote, punësimi i tij në ‘PGMOL’ është ndërprerë sot me efekt të menjëhershëm. Veprimet e David Coote u konstatuan se ishin shkelje e rëndë e dispozitave të kontratës së tij të punës, me pozicionin e tij që u konsiderua i paqëndrueshëm”, shkruan të hënën në njoftimin e organit që mbikëqyr arbritrat në kampionatin anglez.
Coote ndeshjen e parë në Premier League e drejtoi më 28 prill të vitit 2018.