Mesfushori Art Smakaj ka kontribuar me asistim në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit.
Të shtunën në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit kroat, Lokomotiva e Zagrebit shënoi fitore ndaj Dinamo Zagrebit me rezultatin 3:1.
Smakaj asistoi te goli i parë që e shënoi Robert Mudrazija në minutën e 14-t.
Smakaj dhe Jon Mersinaj e kompletuan ndeshjen.
Ndërsa Feta Fetai luajti deri në minutën e 78-të te Lokomotiva e Zagrebit.
Te Dinamo nga minuta e 72-të u inkuadrua Arbër Hoxha kurse Arijan Ademi mungoi për shkak të lëndimit.
21-vjeçari Smakaj këtë edicion në 16 ndeshje të luajtura ka realizuar një gol dhe ka bërë tri asistime.