Young Boysi kaloi në epërsi 1:0 që në minutën e gjashtë të ndeshjes ndaj Stuttgartit në Gjermani.

Por më pas pranoi pesë gola për tjetër humbje të thellë në Champions.

Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së gjashtë, Stuttgarti fitoi 5:1.

Lukasz Lakomy shënoi për kampionin e Zvicrës, Young Boysin.

Skuadra gjermane barazoi në 1:1 në minutën e 25-të me golin e Angelo Stillerit.

Enzo Millot, Chris Fuhrich, Josha Nagnoman dhe Yannik Keitel shënuan në pjesën e dytë për fitoren e thellë.

Për Stuttgartin është fitore e rëndësishme. I ka shtatë pikë në vendin e 26-të dhe mbetet në garë për kualifikim në plejof.

Young Boysi është pa pikë dhe eliminohet. Ka rënë në pozitën e fundit.