Donjeta Halilaj ka shënuar supergol në Superligën e Turqisë.

Të dielën, Halilaj e realizoi golin e parë në fitoren 2:1 të skuadrës së saj, Beshiktash, në udhëtim te Fatih Vatan Spor.  Futbollistja e Kosovës realizoi në minutën e 64-t nga gjuajtja e lirë për 1:1.
Ishte goli i tretë i saj në kampionatin aktual të elitës turke.

Ndeshja i takoi xhiros së 12-të.
Beshiktashi është i katërti me 28 pikë.