Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është suspenduar me një ndeshje për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen që skuadra e tij Mallorca e fitoi të shtunën 2:1 kundër Gironas. Muriqi u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër në minutën e 32-të.

Para se Muriqi të përjashtohej nga fusha, asistoi për golin e barazimit 1:1 në minutën e 20-të. Muriqi do t’i mungoj Mallorcas në ndeshjen e fundit për këtë vit kundër Getafes. Muriqi më herët ishte suspenduar me dy ndeshje pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Las Palmas. Muriqi ishte ndëshkuar direkt me të kuq për veprim të pahijshëm në minutën e 88-të. Megjithatë, ai fillimisht ishte provokua nga lojtari kundërshtar.