Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme dhe të fundit të javës së 17-të në Superligën e futbollit të Kosovës.

Gjilani ka shënuar fitore 1-0 në derbin e qytetit ndaj Dritës, ndërsa me rezultat të njëjtë, Feronikeli ‘74 shënoi fitore ndaj Prishtinës.

Drita vazhdon të jetë lider i Superligës me 37 pikë, i ndjekur nga Ballkani me 30 pikë, ndërsa Malisheva ndodhet në pozitën e tretë me 29 sosh.

Në tre pozitat e fundit renditen, Llapi e Ferizaji me nga 17 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 është e fundit në tabelë, me 10 pikë.