Me golin e Armend Thaqit, Gjilani e ka fituar derbin ndaj Dritës me rezultatin 1:0.  Kjo ndeshje i takoi javës së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Thaqi e realizoi golin e fitores për Gjilanin në minutën e 87-të.  Ish-mbrojtësi i Ballkanit, Thaqi, shënoi gol të bukur nga distanca.

Për Thaqin ky ishte goli i katërt këtë edicion.

Për Dritën kjo ishte disfata e dytë në 17 ndeshje të luajtura deri më tani.  Drita ka 37 pikë dhe është në pozitën e parë. Ka shtatë pikë më shumë se Ballkani që është në vendin e dytë.

Gjilani ka 21 pikë dhe është në pozitën e gjashtë.