Andi Zeqiri ka shënuar golin e dytë me radhë për Standard Liegen e Belgjikës. 

Zeqiri 25-vjeçar të shtunën në ndeshjen e xhiros së 17-të të kampionatit elitar belg, ia ka siguruar skuadrës së tij pikët e plota. 

Zeqiri shënoi në fundin e pjesës së parë dhe rezultati më nuk ndryshoi. 

Standard Liege fitoi 1:0 ndaj Leuvenit, kurse Zeqiri u zëvendësua shtatë minuta para fundit.

Në kampionatin aktual belg, Zeqiri ka shënuar gjashtë gola dhe e ka një asistim. 

Standard Liege ka 23 pikë pas 17 ndeshjeve. Leuveni ka katër pikë më pak.