Pas humbjes 1:0 të shtunën nga Beshiktashi në derbin e Superligës së Turqisë në futboll, Fenerbahçe të mërkurën mbrëma ka pësuar një tjetër disfatë.
Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho pësoi disfatë nga Athletic Bilbao me rezultatin 2:0 në Ligën e Evropës.
Ndeshje u zhvillua në Stamboll, ndërsa i takoi xhiros së tretë të Ligës së Evropës.
Dy golat e fitores i shënoi Inaki Ëilliams. Të dy golat i realizoi në pjesën e parë, saktësisht në minutën e pestë dhe në minutën e 45-të.
Nga minuta e 69-të, Fenerbahçe luajti me një lojtarë më pak në fushë. Mert Muldur u ndëshkua me karton të kuq.
Fenerbahçe në gjashtë ndeshjet e deritashme ka shënuar dy fitore, dy barazim e dy humbje. Zë vendin e 15-të me tetë pikë, ndërsa Athletic Bilbao është në vendin e parë me 16 pikë.