Tottenhami ka shënuar fitore të thellë të dielën mbrëma.
James Maddison shënoi që në minutën e parë, ndërsa Tottenhami fitoi 5:0 ndaj Southamptonit.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të Premier Leagues.
Maddison shënoi tjetër gol në minutën e e katërt shtesë të pjesës së parë.
Son Heung-min, në minutën e 12-të, Dejan Kulusevski në minutën e 14-të dhe Pape Matar Sarr në minutën e 25-të i realizuan golat e tjerë.
Tottenhami është i dhjeti me 23 pikë. Southamptoni mbetet në pozitën e fundit me vetëm pesë pikë.