Përzgjedhësi i Anglisë në futboll, Thomas Tuchel, ka insistuar se “Tre Luanët” duhet të marrin me shumë seriozitet kampanjën kualifikuese për Botërorin 2026. Anglia do të jetë në grup me Shqipërinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Gjermani e nis punën më 1 janar. Anglia s’ka humbur asnjëherë prej këtyre kombëtareve.
“Kanë shumë individë të talentuar, grupe emocionuese, turma emocionuese. Andaj mund të befasojnë gjithmonë. Duhet ta marrim shumë seriozisht këtë”, ka thënë ai për BBC Radio kur është pyetur për përballjet me Shqipërinë dhe Serbinë. “Do ta nisim me Letoninë, andaj është sfidë e re për ne. Jemi favoritë sigurisht kundër Andorrës, por kualifikimi është kyç. Kualifikimi është top-prioritet. Duhet të jemi shumë seriozë. Duhet të jemi të vendosur dhe të tregojmë se çfarë mund të bëjmë në këtë grup”.
Shqipëria i ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet e deritashme me Anglinë.