Mbrojtësi i krahut Mërgim Vojvoda, ka luajtur deri në fund të ndeshjes për Torinon që barazoi në udhëtim ndaj Udineses me rezultatin 2:2. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 18-të të Serie A. Për këto dy skuadra ishte ndeshja e fundit për këtë vit. 

Isaak Toure në minutën e 41-të shënoi golin e parë për Udinesen, ndërsa Lorenzo Lucca ngriti epërsinë në 2:0 me golin e shënuar në minutën e 49-të. Por më pas Torino realizoi dy gola për ta mbyllur baras takimin e luajtur të dielën.

Che Adams shënoi për 2:1 në minutën e 53-të, kurse Samuele Ricci në minutën e 64-t barazoi shifrat në 2:2.

Torino ka fituar 20 pikë nga 18 ndeshje, kurse Udinese 24 sosh.