Manchester City të dielen pasdite është kthyer te fitorja. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Pep Guardiola, ka fituar ndaj Leicester Cityt me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 19-të të Premier Leagues.

Për Cityn kjo ishte fitorja e dytë në 14 ndeshjet e fundit.

Ka nëntë disfata dhe tri barazime.

Fitorja e fundit ishte më 4 dhjetor ndaj Nottingham Forestit.

Savinho në minutën e 21-të shënoi për 1:0.

Për brazilianin Savinho ishte goli i parë i shënuar me fanellën e Cityt.

Goli i dytë u realizua nga Erling Haaland në minutën e 74-t.

City ka lëshuar shumë pikë gjatë ndeshjeve të fundit.

Ka 31 pikë dhe është në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Leicesteri ka 18 pikë dhe po lufton për mbetje në ligë.