Tottenham Hotspuri nuk ka arritur që t’i fitojë tre pikët në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e 19-të të Premier Leagues.

Tottenhami të dielën në shtëpi barazoi 2:2 me Wolverhamptonin.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e shtatë me golin që e shënoi Hee-Chan Hwang.

Vendësit reaguan shpejtë duke i barazuar shifrat pesë minuta më pas.

Rodrigo Bentancur shënoi për 1:1.

Brennan Johnson në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë shënoi për 2:1 në të mirë të Tottenhamit.

Për mysafirët golin e barazimit për 2:2 e realizoi Jorgen Strand Larsen në minutën e 87-të.

Tottenhami ka 24 pikë dhe është në mesin e tabelës.

Wolverhamptoni ka 16 pikë dhe është në vendin e 17-të dhe po lufton për mbetje në ligë.