Skuadra e Eintracht Frankfurtit u befasua në shtëpi nga Mainzi, pasi kjo e fundit fitoi me shifrat 1:3.

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi portieri i Eintrachtit Kaua Santos, shkruan Indeksonline

Santos shënoi me kokë në portën e tij, pasi lojtari riktheu topin dhe ai s’kishte të drejt ta kapte.

Ky është një prej autogolave më qesharak të shënuar gjatë këtij viti dhe ndoshta i pari që është realizuar me kokë nga një portier për një kohë të gjatë.

Me këtë fitore, Mainzi shkon në kuotën e 25 pikëve në pozitën e 5-të pas 15 xhirove në Bundesliga.