Gianluigi Donnarumma është takuar me mbrojtësin e Monacos, Ëilfried Singo, pas lëndimit të rëndë që portieri i Paris Saint-Germainit e pësoi në fytyrë të mërkurën mbrëma.
Portieri italian është në shtëpi dhe ndihet mirë.
Donnarumma e la fushën në minutën e 22-të në fitoren 4:2 të PSG-së ndaj Monacos në Ligue 1 të Francës. Ish-mbrojtësi i Torinos, Singo, pa qëllim e goditi në fytyrë me këpucë portierin shtatlartë të parisienëve.
Në një video të postuar në platformën “X”, shihet se Singo i ka kërkuar falje Donnarummas, pas përfundimit të ndeshjes.
“Gjithçka është në rregull, mos u bëj merak”, i ka thënë Donnarumma mbrojtësit të Monacos.
PSG-ja të enjten njoftoi se Donnarumma do t’i ketë disa ditë pushim.