Real Madridi ka siguruar një fitore dramatike në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Atalantën me rezultatin 2-3 në një ndeshje plot emocion dhe gola.
Ndeshja nisi fuqishëm për madrilenët, teksa Kylian Mbappé zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të pas një asistimi nga Brahim Diaz. Atalanta nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte në fund të pjesës së parë me një penallti të shndërruar në gol nga Charles De Ketelaere.
Në pjesën e dytë, Vinicius Junior riktheu avantazhin për Real Madridin në minutën e 56-të, ndërsa Jude Bellingham, pas vetëm tre minutash, e çoi rezultatin në 1-3 pas një pasimi nga Vinicius. Atalanta u përpoq të rikthehej në lojë me golin e Ademola Lookman në minutën e 65-të, por nuk arriti të shmangte humbjen.
Përballja ishte e ngarkuar edhe me momente tensioni, duke përfshirë dy kartonë të verdhë në fund të ndeshjes për lojtarët e të dyja skuadrave, Kossounou dhe Vazquez.
Shikoni momentet vendimtare të kësaj ndeshjeje emocionuese në videon më poshtë!