Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Lindon Selahi shënoi një gol në derbin e javës së 17-të në elitën e futbollit kroat ndaj Hajduk Splitit.
Pas golit, lojtari i Rijekas festoi në mënyrë interesante. Një festim i ri që po bëhet viral në gjithë botën.
Por, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë.
Ai nuk e kuptoi se Selahi bëri festimin që po bën bujë në rrjetete sociale si “chill guy”.
Me këtë ndëshkim, mesfushori shqiptar do të mungoj në ndeshjen e ardhshme për Rijekën.