Kristjan Asllani ka shënuar gol të bukur në fitoren e Interit 2:0 ndaj Udineses në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Marko Arnautoviq në minutën e 30-të realizoi për 1:0.

Mesfushori i Shqipërisë realizoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë dhe vendosi rezultatin përfundimtar.

Interi në çerekfinale do të përballet me Lazion në muajin shkurt.