Ylli sensacional i Barcelonës, Lamine Yamal ka pushtuar përsëri lajmet në mediat botërore pasi u rikthye në fushën e lojës me një paraqitje brilante ndaj Mallorcas të martën mbrëma.
Barcelona është rikthyer te fitores në La Liga pas tri ndeshjeve, duke mposhtur Mallorcan në udhëtim me rezultat të thellë 5-1.
Golat në këtë ndeshje për ekipin e Hansi Flick u shënuan nga Ferran Torres (12’), Raphinha (56’, 74’), Frenkie de Jong (79’) dhe Pau Victor (84’), teksa për vendasit shënoi ylli kosovar, Vadat Muriqi (43’).
Megjithatë, edhe pse nuk shënoi gol, Lamine Yamal ishte njëri nga më të mirët dhe pushtoi rrjetet sociale me asistimin e tij te goli i tretë i Barcelonës.
Yamal dha një asistim maestral me trinën e jashtme, duke e vendosur në pozitë të qind për qind Raphinhan, i cili shënoi për rezultat 1-3.
Ky asistim i Yamal bëri bujë të madhe, por nuk është i vetmi i këtij lloji këtë sezon nga sensacioni spanjoll.
17-vjeçar ka asistuar në mënyrën e njëjtë edhe ndaj Villarrealit në fitoren 5-1, përsëri për Raphinha dhe ndaj Espanyolit në fitoren 3-1 për Dani Olmon.