Venezia ishte shumë pranë një fitoreje të madhe ndaj Juventusit, duke kryesuar me rezultat 2-1 deri në minutën e 94-të shtesë, falë golit të shënuar nga J. Idzes në pjesën e dytë. Megjithatë, bardhezinjtë arritën të shpëtojnë një pikë nga kjo përballje dramatike.
Në minutën e fundit të shtesës, Juventusit iu akordua një penallti vendimtare, të cilën Dusan Vlahovic e realizoi me qetësi, duke barazuar rezultatin në 2-2. Ky gol i Vlahovic-it u dha shpresë bardhezinjve, që po luftojnë për pozitat e larta në tabelën e Serie A.
Venezia, që mbetet në fund të tabelës, e pa një mundësi të artë për fitore duke iu rrëshqitur nga duart në momentet e fundit, ndërsa Juventusi vazhdon të grumbullojë pikë të vlefshme në këtë sezon të tensionuar.
Video: